Inkuizitorët e kohëve moderne

U ngritën shqipot dhe u indinjuan nga një pikturë që Dojna e pa të varur në një nga muzetë e famshme të Francës dhe që kishte dashur ta sjellë për ata që nuk munden ta shohin atje.

Po sa shumë propagandonte kundër kurvërisë kjo shoqëri kaq e moralshme dhe e ndershme. Po sa u indinjuan gratë e vajzat e reja ndaj lakuriqësisë së një pikture duke e quajtur atë perverse dhe denigruese. 
Domethënë, ishin ata burra e djem që kryqëzuan Dojnën në komente për një vagine që për shfryerjen e frustrimit të tyre seksual do të vdisnin për ta kërkuar nëpër faqet pornografike, por jo, kjo na qënkërka indinjuese.
Dhunojnë e vrasin gratë e tyre sepse do të ishin krejt të pazotë përballë një gruaje të fortë që do të bënin edhe pa to. Sepse meqë nga inferioriteti nuk munden të futen në krevatin e perëndeshave të ëndërrave të tyre seksuale, diku do tu duhet të shfryhen.
Po ti s’ke si ta dish moj Dojna që për këto burra të ndershëm, gjithë kjo liri dhe e drejtë e jotja i vë ata në rrezik.

Ishin ato gra që i qanë hallin nënës e gjyshes së Dojnës për vajzën e pandershme që paskërkan ato të shkrëta, me gjithë padijen se e njejta gjë mund të thuhet e përshpëritet nëpër dyert  e komshinjëve edhe për vajzat e tyre. Ishin ato vajza, moshatare të Dojnës që i evidentuan asaj kurvërinë ama janë ndjekëse të rregullta te Kim Kardashian. E dinë vallë që Kim u bë e famshme prej një videoje ku ajo bënte seks? Po hë moj nëna, e dini që vajzat tuaja ndikohen dhe frymezohen nga jetët e disa eskortave (termi i ri modern per prostitutat) pseudo-artiste? 
Për ironi më ndodhi sot që ti kërkoja një vajze cakmakun për ti ndezur cigaren mamit tim.
Ajo fliste ne telefon me të jëmën e saj dhe me një reagim vetëtimë më bën me shenjë që të hesht sepse e jëma mesa dukej nuk e dinte që ajo pinte cigare.

Sigurisht nuk shkruaj për ata që argumentuan kundërshtimin e tyre pa pasur nevojën për ta sharë e ofenduar dhe pa trazuar eshtrat dhe shpirtin e babait të saj.
Shkruaj për ata inkuizitorë të paditur dhe gjakpirës. Për ata analfabetë që nuk dinë të shkruajnë. Ndoshta demek me shkollë, po ore nuk dinë të shkruajnë. 
Shkruaj për ata hipokritë të kësaj shoqërie të paskrupullt që rron prej disa dogmatizmave delirante sepse vetëm hipokritë mund të jenë këta që kur Nexhmije Hoxha vdiq dje, lumturuan e mallkuan që as në atë botë të mos gjejë qetësi, e sot u lutën të ngrihej Enveri i Nexhmijes të vrisnin Dojnën.

Unë s’do e kisha guximin ta bëja atë që guxoi Dojna të bëjë e me siguri edhe ajo i ka ardhur boll rrotull atij mendimi dhe unë do ta duartrokas.
Në vitet 1798-1800, Goya pikturoi Majan e tij dy herë; La Maja vestida dhe La Maja desnuda.
Këtë të fundit Goya e fshehu për ti shpëtuar inkuzicionit sepse asokohe doktrina fetare dënonte dhe ekzekutonte këdo që bëntë herezi dhe ai do kish pasur një fat fatal vetëm sepse kish guxuar të pikturonte lakuriqësinë e të dashurës së tij.

E kuptoni në cfarë shekulli keni mbetur? Jeni 4 shekuj mbrapa.
Meqë ra fjala, ore e njihni Goyan se mos ndoshta po deliroj unë që pretendoj se do ta njihni?

Me te lexuarat

INSTAGRAM