Merrni Leje, pastaj dilni Protestoni!



Cfare nuk na degjojne veshet. Dhe nga kush i degjojme pale. Nga pseudo-intelektualet tane te ndritur qe per fatin e keq te kesaj shqiperie kaq te vuajtur nuk po ndricojne asgje, madje edhe hena i ben me shume drite ketij terri.

Me rastin e protestes qe u be ne rrugen nacionale, informacion i cili na erdhi te gjitheve, por vetem shtetit jo, ndodhi edhe ajo c'ka nuk duhej e megjithate jo krejt e papritur. Dhe sic eshte bere zakon qe ketu ne shqiperine tone te bukur, keto ngjarje "komentohen" nga te nderuarit e lartpermendur neper studio televizive. Jo per gje po jane nga keta qe e njohin shume mire ligjin.
Ky i nderuar na thonka qe keta protestues nuk paskan marre leje per te bere proteste. Koleget e tij bien dakort. Sipas zoterise u dashka te marresh leje. Pra, u dashka te marresh leje te SHPREHESH kur ne kushtetute thuhet se:
" Neni 22
1. Liria e shprehjes është e garantuar."
Por edhe per tubimet, duke ju referuar ketu terminologjise qe perdor kushtetuta ne adrese te protestave, ne kushtetute thuhet :
"Neni 47
1. Liria e tubimeve paqësore dhe pa armë, si dhe e pjesëmarrjes në to është e garantuar.
2. Tubimet paqësore në sheshe dhe në vendet e kalimit publik bëhen sipas procedurave të parashikuara me ligj."

Lind pyetja, Cfare na qenkerkan keto tubime ???

Sipas perkufizimit te Nenit 2, te Ligjit nr.8773, thuhet se;

5. “Tubime” kuptohen grumbullimet, manifestimet, mbledhjet dhe parakalimet me karakter
paqësor dhe pa armë, në të cilat një grup personash shprehin kërkesat dhe pikëpamjet e tyre për
probleme për të cilat janë të interesuar dhe përfshin edhe tubimet urgjente. Kur grupe njerëzish
grumbullohen në mënyrë spontane dhe nuk cenojnë rendin publik, veprimtaria e tyre nuk përfshihet
në përkufizimin e tubimit.

Na doli qe qenka nje forme shprehje, e garantuar normalisht.

Nese zoteria, me vjen dhe keq ti them zoteri, e ka fjalen per njoftimin e ketij tubimi qe i duhet bere shefit te komisariatit te policise, i lutem ti drejtohet publikut me termin "Njoftim" dhe jo "Leje", duke qene se ka marre rolin e nje "njohesi te mire ligji".

Mirpo na eshte edhe nje Nen tjeter te po ketij ligji per TUBIME NE VENDE TE HAPURA PER PUBLIKUN qe na thonka:

Neni 12

1. Tubimet në vende të hapura për publikun mbahen edhe pa njoftimin paraprak të policisë, sipas nenit 5 të këtij ligji.
Ja pra, Keshtu na qenka.

Aq me vrau veshin dhe me irritoi ky modeli i ri i te marrit leje per tu shprehur sa me beri ti futem Kushtetutes tone te shenjte, por fatkeqesisht jo te gjithe e bejne kete. Mbase edhe bejne mire, se ku i dihet, ndoshta edhe mua do te me replikojne me argumentin per "Keqinterpretim te ligjit".

Me te lexuarat

INSTAGRAM