Doni shkollë ...? Mendohuni edhe një herë!

(Marshimi i studentëve )
Në një shqiperi ku gjërat ecin përtej cdo normaleje. E gjitha kjo po më duket si nga ato lëvizjet "Rëndësi ka si e shikon ti, pa lëre si është se nuk të duhet". Meqë ministria "anti-arsim" dhe me keqardhjen më të thellë shprehem në këtë mënyrë, po e shikon që kësaj demek reformës filluar nga rrënjët, nuk është se po i themi "Hajde hyr, mirëserdhe" ne "banorët" e fakulteteve, paskërkan menduar " t'ua mbajmë mbyllur këtyre të rinjëve, mos na shtohen "këta" që nuk po na e hapin derën."
Të paktën kështu duket. Po ç'rëndësi ka se si duket, mua s'ka ç'më duhet e as të tjerëve jo. 
E bukura e këtij teatri është se po e nxjerr auditorin me shkelma përjashta duke na thene "U themi ne se ç'bëhet, mos u lodhni të rrini të shihni e të kuptoni."

Na duan fort, mendojnë per ne. 

Bëme ne studentët atë protestën tonë po kush po e leviz prapanicën nga ajo karrige xhanëm për një tufë delesh që ua paguan mami dhe babi shkollën. Kisha dëgjuar për këtë reformën dhe thjesht sepse kisha degjuar u bëra dhe unë pjesë e këtyre deleve, por nuk doja ta lija me kaq dhe i hyra me lupë kësaj reforme. 

Premtonte gjëra të mëdha. Premtonte autonomi, cilësi, barazi pavarsisht kushteve financiare. Kjo e fundit me thënë të drejtën mu duk llahtar. 

Na fliste kjo reformë per tarifa shkollore shumë të ulta. Na bënte edhe krahasimin me Francën e Britaninë ky hartuesi i reformës duke thënë që këto shtete paguakan sa s'ka dhe ne u dashka t'u afrohemi atyre shifrave. Jo shumë, aty tek 10000-11500$. Se tani nuk kemi pse ankohemi, në fund të fundit rroga e prindërve tanë që na paguajnë shkollën shkon shumë më shumë se aq dhe ç'të keqe ka të investosh një shumë të tillë për arsim. 

E bëjnë për ne, sic e shihni. 

E lexova të gjithë reformën me një buzëqeshje keqardhjeje për veten dhe për ata si unë. U trishtova për prindërit e të gjithëve ne që na shprehen "Unë edhe qimen e flokut do ta shes për të mirën e fëmijëve të mi." 

U trishtova për ato orë pune shkatërrimi dhe nervash të copëtuara vetëm e vetëm për tu zgjatur dorën prindërve të mi që të mos ndihet qoftë edhe për pak ajo tarifa që e paguajnë për arsimin tim. 

Por jo, ata e bëjnë vetëm për ne.

Me te lexuarat

INSTAGRAM