Për fëmijërinë që sistemi na vjedh.


Jam e mërzitur, e inatosur, në dhimbje dhe e pashpresë.

Cdo ditë që vjen, bëhet edhe më e vështirë përballë këtyre shtypjeve që i bëhen kësaj shoqërie që po tërhiqet zvarrë nga sistemi. 

Një fëmijë përdhunohet dhe drejtori i shkollës hesht, mësuesit heshtin, shokët, disa heshtin e të tjerë e shfrytëzojnë si rast, komshinjtë heshtin, prindërit heshtin. Shoqëria hesht. Po cfarë monstre duhet të jesh aq sa për të heshtur? Po cfarë arsimtarësh na qenkërkeni ju more tufë zvarranikësh? Po a ju ze gjumi?

Aq kam shkruar këto ditë e aq e boshe mu dukën fjalët e mia sepse nuk kishin forcë mjaftueshëm për varrosur të gjallë të gjithë ata që u bënë pjesë të rastit, ata që në padijeninë tonë janë pjesë të ndonjë rasti tjetër, e të gjithë ata që i kthejnë shpinën cdo gjëje që nuk ndodh në pragun e shtëpisë së tyre. Po si t’ju quash juve?


ZVARRANIKË E HIPOKRITË!  

Vetëm kështu mund ta quaj këtë shoqëri tonën.

Ngrihet një Amerikë në këmbë për një polic që vrau një njeri me ngjyrë dhe ne plasëm kudo patëm mundësi për të duartrokitur protestuesit. Ne kemi një ushtri policësh barkderra e derdimena fund e krye që me uniforma pa emra dhe pa numra u bëjnë sehir përdhunimeve, nuk luajnë menderen e dhjamosur kur banorët e babrruse denoncojnë se po vidhen nga azilkërkuesit, përndjekin qytetarët që denoncojnë krimet e krerëve të tyre, vrasin, kotrabandojnë, kërcënojnë e gjobisin për bosat e tyre.


Drejtora të cilëve u jepet hapësire televizive për të denigruar një grua sepse s'na paska ditur të rrisë djalin e saj, këtë pjellë të krimit të organizuar. Dhe ky na paska fytyrën, moralin e pushtetin ta bëjë këtë përpara një populli spektator. E ndërsa grate aty, përfaqesuese të shtetit, na tundën kokat si për të mbeshtetur vërtetësinë e studimit të rastit nga ky palo burrë.

Kemi përfaqësues të sovranit që shtypin kokat e atyre që prishin pazaret e tyre. Kemi drejtues të arsimit e arsimtarë, emrat e të cilëve në një vend normal, ua gjen nëpër kartelat e psikiatrive. Mendoni pak që këtë shoqëri po e rrit një tufë psikopatësh. 


Pastaj VIP-at. 

U KAM DHJERË MU NË VIPA, NË INFLUENCËN E NË PALO ARTISTLLËKUN E TYRE. 

Këta kritikues te kolegeve eskorta (termi i ri per prostituta) qe demek u prishkan imazhin e ndërtuar me mund, e nuk janë të zotë të bëhen pjesë të organizatave kundër abuzimit seksual, ndaj grave, burrave apo fëmijëve. 

Nuk njoh deri më sot nje "VIP" të jetë aktivist në shoqëri ose të kountribuojë për shoqërinë.


Një marshim nuk është aspak i mjaftueshëm. Përderisa të implikuarit nuk shkarkohen nga pozitat e tyre, një marshim nuk do të ndryshojë ABSOLUTISHT ASGJË.


Po na venë lakun në fyt e po u puthim duart.

Jemi kaq të rehatuar tani që u lehtësuan kufizimet, saqë edhe nëse më lexojnë, do merren me gjuhën e ashpër të përdorur që një vajze nuk i ka hije.

Sahanlëpirësit, shërbëtorët, skllevërit e ata që pastrojnë halet e të mëdhenjve nuk i duan antikonformistët, denoncuesit e ata që kërkojnë të drejtat e tyre.


Zgjidheni vetë, cilët jeni!


Me te lexuarat

INSTAGRAM