A jeni të vetëdijshëm për sjelljen tuaj? 10 Rregullat e sjelljes që të gjithë duhet të zbatojmë.

Harper's Bazaar bën një listë me 50 rregullat  sjelljes që çdokush duhet të ketë dhe teksa shfletoja slide-in mendoja sesa mungesë të theksuar të këtyre sjelljeve kemi ne në Shqipëri. Nuk e përtyp dot që sot në 2020 u dashka akoma të diskutohen me njerëz të rritur këto elementë të etikës dhe mirësjelljes që duheshin mesuar qysh fëmijë. Uroj vetëm që brezat e rinj të njihen me to dhe ti aplikojnë.


Meqë 50 janë si shumë për ne, po ju listoj vetëm 10 prej të cilave janë me shumë rëndësi për shoqërinë tonë pjesë e së cilës janë edhe një numër mjaft i konsiderushëm njerëzish të pasjellshëm.


Hidhini një sy listës dhe vini re nëse keni mungesa.


Thuaj “Të lutem” dhe “Faleminderit”

Të premtojmë që nuk do të bëjë asnjë dëm. Krejt e kundërta.



Buzëqesh!

Buzëqeshni më shumë e sidomos kur përshëndeteni me shitësin, me rojen që ju hap derën, me kamarierin që të shërben apo me klientin tuaj. Edhe nësë nuk jua kthejnë buzëqeshjen.


Mbaje derën për personin tjetër pas teje.

Ka dy lloje njerëzish: ata që lëshojne derën që të përplaset në fytyrë dhe ata të cileve ju mban derën për mirësjellje dhe përveçse nuk thonë “Faleminderit”, ecin krejt tangërllëk a thua se e ke per detyrë. Nëse je njëri nga këta, fillo të ndryshosh!


Shikoje tjetrin në sy dhe kushtoji vëmendje kur të flet.

Të lutem hiqi sytë nga ai dreq telefoni kur tjetri të flet. Do të pëlqente sikur të të dukej se po flet me një mur? Me siguri jo!


Mos bëj zhurmë në vendin e punës.

Ajo mbllaçitja e çamçakëzit, ding donget e njoftimeve që vijnë në PC-në tënde apo të qeshurat me ulerima nuk duken aspak profesionale dhe për kolegun tënd është totalisht shpërqëndrim.


Kujdesu për higjienën tënde!

Në shtëpi, në punë, në autobuz apo në rradhë në sportelin e bankës, kudo!
Nuk dua të tregohem e pasjellshme, por të kundërmosh nuk është aq këndshme.

Mësoji fëmijës tënd si të sillet mirë.

Kemi parë fëmijë të llastuar e fëmijë të mbarë.
Askush nuk lind i mësuar kështu që kujdes çfarë i meson fëmijës tënd. 

Respekto rregullat e tavolinës.

Përtypuni me gojën mbyllur dhe Djema, ju lutem mos u shtrini në karrige.
Është kaq e shëmtuar dhe kaq pasjellshme.


Po sikur të shtysh karrigen kur ngrihesh nga tavolina?!

Nëse nuk je Royal dhe karrigen e ke tërhequr vetë për tu ulur, me siguri mund edhe ta shtysh.

Vishu sipas rastit.
Vishu gjithmonë me shije, por në respekt të vendit a rastit. Pizhamat vishi në shtëpi e streçet kur të jesh duke bërë aktivitet fizik.

Ka një kod veshje e sjellje për çdo vend dhe Snobizmi nuk është pjesë e kodit.

Me te lexuarat

INSTAGRAM