Të dukeni bukur dhe "luksozë'. Ka një hile që duhet ta dini.

Nëse ka dicka që shoh shpesh në rrjetet sociale janë reklamat e dyqaneve të veshjeve të cilat shesin të njejtat “koleksione” imitimesh të markave më të njohura. Është trendi i fundit kështu që “hajde të dukemi cool”. 

Asnjëherë se kam pëlqyer maninë e imitive apo Fast Fashion-in tipik te Fashionova, H&M, Zara apo Stradivarius. Ok, sigurisht që edhe unë kam blerë fast fashion e me siguri do të blej prapë, por pa bërë kompromise në kurriz të materialit.


Nuk jam une profesionistja për të folur rreth detajeve të tekstilit, prodhimit, përzierjeve, thurjes apo metodave te prerjes, por nisur nga vëzhgimet, zgjedhjet dhe eksperincat e mia dua të shkruaj pak për rëndësinë e materialit. 

Për nga natyra ime e thjeshtë dhe minimaliste zgjedhjet e mia kanë qënë kryesisht bazuar në materialin më shumë sesa në trendin e fundit që nxirrte Gucci apo Louis Vuitton. Hypocrisy aside, sigurisht që do kisha pasur shumë dëshirë të përballoja kostot e këtyre dy brandeve, por përsëri do mbetesha ajo minimalistja pa shumë zhurmë e pa logot e mëdha.


Pra ajo që dua të them është: kontrolloni materialin se aty e keni hilen. Sidomos nëse ke një buxhet të limituar. Nuk është e nevojshme të shkosh të blesh tek Zara një bluzë 30 a 40 EUR që gjithsesi duket shumë cheap. Nëse do të blesh sigurohu të paktën që vetëm Polyester të mos jetë. Ose blij më mirë second hand që të ketë gjëndje dhe material të mirë e që për më tepër askush s’do ta kuptojë se për sa pak lekë mund ta kesh blerë.
Një zgjidhje e mirë mund të jetë edhe një rrobaqepës shumë i mirë ose të vishni, pse jo, dizenjues të Shqipërisë apo të Kosovës që përdorin këto materiale cilësore.


Por që ju ta dini (për ju që se dini akoma) materialet ndahen ne natyrale, sintetike dhe gjysmë sintetike. Natyralet kanë detyrimisht koston më të lartë prej ndjesisë dhe pamjes luksoze që të jep prandaj dhe përdorimi më i gjërë i tyre gjendet tek emrat e mëdha të modës si Zimmermann, Ralph Lauren, Chanel, Valentino etj.


  1. Linoja (materiali im i preferuar dhe brandi që unë dashuroj dhe e vecoj pikërisht për përdorimin e denjë të këtij materiali është Zimmermann.) Sa keq që unë Zimmermann nuk e blej dot.



Një alternativë mund të jetë ky fustan i H&M me përmbajtje 51% lino dhe 49% viskozë.

Është veror, ndihet mirë dhe duket bukur.


  1. Mëndafsh (Ah cfarë ndjesie! Një mëndafsh Ralph Lauren si ky, kush nuk e do?) Kështu pra, ëndërrat falas janë. Po ti blije një këmishë mëndafsh edhe po nuk qe e Ralph Lauren. Prapë yll do dukesh.


    Dhe sic thashë për këmishën ja një sugjerim 100% mëndafsh që e gjeni tek Massimo Dutti.

 
  1. Kashmir (kashmir dhe cropped cardigan = kombinimi ideal. Kjo në foto për shembull është e The Row dhe kushton plot $890. Ehhh)

Kashmiri është disi e vështirë ti gjesh një të përngjashëm megjithatë Merino wool/Leshi merino mund të jetë një alternativë e denjë. Nëse e gjeni në Zara, H&M, Mango etj atëherë mund të jetë një blerje e mirë.


E për të vazhduar me pëlhura të tjera natyrale të kushtueshme:


  1. Pambuk

  2. Lesh

  3. Lëkurë

  4. Kamosh

  5. Stof Leshi (materiali historik Tweed i Chanel)


Ka prej materialeve sintetike të cilat kanë gjithashtu jetëgjatësi, por ndjesia në lëkurë nuk është aq ideale dhe mund të ketë pamjen e gjithckaje përvecse luksoze dhe nuk do shumë për të kuptuar që mund të mos kesh shpenzuar shumë për të. Duhet të nënvizoj edhe që janë të dëmshme për lëkurën duke qënë se përmbajnë substanca e kimikate jo pak të rrezikshme kështu që, mirë do ishte të shmangej totalisht blerja e tyre. 


  1. Poliester

  2. Najlon

  3. Akrilik

  4. Lëkurë sintetike PVC, PU


Por kemi edhe nga ata materiale të quajtura gjysmë-sintetike të cilat janë materiale natyrale, por përpunimi i tyre bëhet nëpërmjet proceseve kimike dhe kushtojnë shumë më pak se ato natyralet, por do t’ju japin një pamje të bukur dhe nuk do të dukeni cheap. Zgjidhja ideale për ata me buxhet të limituar apo ata që nuk blejnë dot një Zimmermann.


  1. Viskozë

  2. Pëlhura Tencel

  3. Cupro


Megjithatë duhet patur parasysh edhe përzierja që ju bëhet pëlhurave dhe pikërisht përqindja dhe materialet e tjera që përzgjidhen për përzierje (sic edhe i kam përmendur më lart) janë ato cka ndihmojnë në dukjen sa më të denjë për ju që shpenzoni pak, por doni të dukeni luksozë pa nevojën e atij printit tipik të Louis Vuitton, Versace e Guccit.


Thënë shkurt, njihni stilin tuaj dhe mësoni cfarë duhet të zgjidhni.





Me te lexuarat

INSTAGRAM